Renault me 21 vetura të reja deri më 2022

Renault me 21 vetura të reja deri më 2022

08 tetor 2017 17:41

Renaulti ka prezantuar planin strategjik “Drive the Future” që do të zgjasë deri më 2022.

Harta e planifikimit tregon se brendet e kompanisë franceze, përfshirë Renaultin, Dacian dhe Alpine, do të prezantojnë 21 vetura të reja në gjashtë vjetët e ardhshme. Aty përfshihet edhe një linjë e veturave elektrike dhe autonome.

Shefi i Renaultit, Carlos Ghosn, ka thënë se aleanca e re mes Renaultit, Nissanit dhe Mitsubishit do të gjenerojë 70 miliardë euro të hyra në fund të planit më 2022.

15 modele të reja të Renaultit do të kenë versionet autonome me tetë modele tërësisht elektrike që do të prezantohen si dhe do të ketë 12 versione elektrike të modeleve tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme