Historia e automobilave elektrikë

Historia e automobilave elektrikë

08 tetor 2017 10:14

Zhvillimi i automobilave tërësisht elektrikë është caku më i afërt i secilit prodhues të madh automobilistik për të ardhmen. Shumica e autoprodhuesve madje kanë premtuar ofensivë të prodhimit për dekadën e ardhshme.

Zyrtarisht njihet si e ardhmja, por prodhimi i automobilave elektrikë tashmë është vetëm zhvillim i ri, shkruan sot Koha Ditore. Automobilat elektrikë kanë qarkulluar pa shumë zhurmë qe disa gjenerata.

Një vështrim i shpejtë në librat historikë tregon se automobilat elektrikë të prodhuar kanë qarkulluar një kohë tashmë relativisht të gjatë, njësoj sikurse automobilat që funksionojnë me karburante, prej diku nga fundi i shekullit 19-të.

Kjo nuk konsiderohet befasi e madhe, sepse elektriciteti është parë si “shtytje” për automobilat që nga nisja e zhvillimit të tyre, sidomos duke e krahasuar me alternativat e asaj kohe.

Aftësitë e automobilave të hershëm dhe rrugët e vjetra nënkuptonin se udhëtimet ishin zakonisht të shkurtra...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme