Gjakova gati për garën e radhës

Gjakova gati për garën e radhës

07 tetor 2017 12:43

Të dielën në Gjakovë zhvillohet gara e parafundit e Kampionatit të Kosovës në automobilizëm.

Bëhet fjalë për një garë mjaft të rëndësishme, pasi në disa klasa do të jetë përcaktuese për renditjen përfundimtare në disiplinën rrethore.

Ky fakt, por edhe duke marrë parasysh se interesimi i dashamirëve të automobilizmit në Gjakovë tradicionalisht është i madh, bën që garuesit të japin maksimumin e tyre.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 09:00 – 10:00, ndërsa pas procedurave të zakonshme dhe vozitjes provuese, në orën 13:00 pritet të startojë vozitja e parë zyrtare. Derisa ajo e dyta në orën 14:30. Shpallja e rezultateve është paraparë të bëhet në orën 16:00, me çka edhe përfundon aktiviteti.

Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim edhe me Auto Klubin HCR Gjakova i ka marrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, ashtu siç pati në përgjithësi kampionati i sivjetmë.

Për çdo eventualitet, në mbarëvajtje të garës do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme