Koenigsegg thyen rekordin e Bugattit

Koenigsegg thyen rekordin e Bugattit

05 tetor 2017 16:37

Bugatti Chiron ka humbur rekordin që mbante për arritjen e shpejtësisë 0-400km/orë-0. Këtë rekord tani e mban Koenigsegg Agera RS.

Hipervetura suedeze arriti të thyejë këtë rekord duke e kaluar për 5.5 sekonda më shpejtë se Bugatti, apo për 36.44 sekonda.

Agera arrin më shpejtë se Chironi shpejtësinë prej 400 kilometrash për orë. Këtij modeli i duhen vetëm 26.88 sekonda për të arritur atë. Në anën tjetër, Bugattit i ishin dashur 32.6 sekonda që të arrinte këtë shifër.

Shoferi që voziti këtë model ishte Niklas Lilja në Vandel Airfield në Danimarkë më 1 tetor.

Ky ekzemplar i Koenigseggit ka 1341 kuajfuqi, ndërsa Bugatti ka 1480.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme