G-Power përforcon Mercedes-AMG GT S

G-Power përforcon Mercedes-AMG GT S

05 tetor 2017 12:00

Kompania gjermane e njohur G-Power në ofertën e saj ka paketën për përforcimin e motorit V8 të modelit Mercedes-AMG GT S.

Fjala është për G-Power Bi-Tronik 5, i cili tani ka marrë shtesë 88 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Tani, Mercedes-AMG GT S është me kapacitet prej 610 kuajfuqi, gjë që tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,5 sekonda.

Në ofertë janë edhe rrotat G-Power Hurricane RR nga alumini me diametër prej 20 dhe 21-inç e me goma 275/30 R20 dhe 305/25 R21.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme