Lexus me koncept të ri në Tokio

Lexus me koncept të ri në Tokio

05 tetor 2017 10:08

Kompania e njohur japoneze e veturave, Lexus, në panairin e veturave që do të mbahet në Tokio, Japoni, do të prezantojë një sërë modelesh të reja, ndër ta edhe modelin e ri LS në version Sedan.

Kjo nuk është e vetmja risi, sepse ky nën-brend luksoz i Toyotës me këtë rast do të prezantojë edhe konceptin e ri, transmeton Koha.net.

Nuk dihet se për çfarë koncepti po bëhet fjalë, por duket se nuk do të mund të kuptojmë së paku deri më 25 tetor.

Spekulohet se koncepti i ri mund të jetë një Crossover, apo një Sedan i ri i cili do të zëvendësonte ES ose GS, versioni kabrio i LC Coupe ose zëvendësimi për CT hibrid Hatchback.

Çka do që të jetë, do ta kuptojmë së shpejti.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme