Lejimi i Arabisë që gratë të vozisin gëzon autokompanitë

Lejimi i Arabisë që gratë të vozisin gëzon autokompanitë

03 tetor 2017 08:58

Vendimi historik i Arabisë Saudite që të lejojë gratë të vozisin ka gëzuar edhe autokompanitë e famshme botërore.

Sipas “Quartz”, shumë kompani prestigjioze kanë mirëpritur arabet në ulësen e shoferit.

“Mirë se vini në ulësen e shoferit”, “Gratë në Saudi mund të vozisin”, e shumë mesazhe të tjera janë postuar nga kompanitë si Nissan, Ford dhe VW.

Ky shtet është i 21 në botën e autoindustrisë dhe më i madhi importues në rajon. Gjysma e popullatës atje është nën 24 vjeç.

Pasi që ligji i ri do të kalojë së shpejti, Arabia Saudite pritet të shtojë rreth 9 milionë shoferë të rinj në vitet e ardhshme.

Vendimi hyn në fuqi në qershor të vitit 2018.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme