Nissani konfirmon konceptin e ri LEAF Nismo

Nissani konfirmon konceptin e ri LEAF Nismo

02 tetor 2017 18:06

Nissani ka konfirmuar se do të shfaqë konceptin e saj të ri Nismo të bazuar në LEAF 2018 në panairin e ardhshëm Tokio Motor Show.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i dizajnit të modeleve Leaf të kompanisë, Alfonso Albaisa.

“Dizajni i shkuar i Leafit nuk ishte i njohur, andaj pamja e tij nuk kontribuoi në shitje. Vetura e re do të jetë më e ulët, më e gjerë dhe më sportive, me dizajn që do të jetë më i kapshëm për tregun”, ka thënë Albaisa.

Akoma nuk dihen specifikat e Nismo LEAF, por ato do të mësohen më 25 tetor në Tokio.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme