Modelet benzinë kalojnë modelet dizel në Evropë

Modelet benzinë kalojnë modelet dizel në Evropë

01 tetor 2017 20:58

Veturat dizel kanë qenë vazhdimisht në rënie në tregjet botërore që nga skandali i Grupit Volkswagen.

Sipas të dhënave nga “ACEA”, shitjet e modeleve të reja me benzinë kanë shijuar rritje në gjysmën e parë të vitit 2017 në Evropë, ndërsa modelet dizel kanë pësuar rënie.

Modelet benzinë përfshijnë 48.5 për qind të shtrirjes totale të shitjeve në gjysmën e parë të vitit, në krahasim me 45.8 sa zinte kjo shpërndarje vitin e shkuar. Për dallim nga kjo, modelet dizel përjetuan rënie nga 50.2 për qind në 46.3 për qind.

Kjo është hera e parë që modelet benzinë kalojnë shitjen e modeleve dizel në Evropë që nga viti 2009.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme