Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Testohet vetura me dy timonë

Natyrisht, ky është një model që përdoret si pjesë e testimit të gjerë të vozitjes autonome dhe timoni i dytë vjen për arsye të sigurisë.

Vetura me dy timonë quhet Toyota Platform 2.1 Test Mule, transmeton Koha.net. Në fakt, shumica e shteteve të SHBA-së sipas ligjeve të tyre lejojnë testimin e veturave vetëlëvizëse në kushtet reale, por me kusht që një person të ketë mundësinë që në çdo moment të marrë nën kontroll veturën gjatë testimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Inxhinierët nga instituti i kërkimit të Toyotës (Toyota Research Institute – TRI) besojnë se ka dy lloje të veturave vetëlëvizëse: shofer (vozitës) dhe ndihmës shofer.

I pari ende nuk është i gatshëm për përdorim në publik sepse është një veturë vetëlëvizëse në nivel të 5-të, e cila shoferit i mundëson të pushojë, të flejë, të lexojë gazetën, etj. Ndërsa te i dyti, shoferi kontrollon elektronikën dhe është i gatshëm të marrë kontrollin e veturës në çdo moment.