Auto

Përforcohet Volvo XC60 i ri

Descriptive Text

Volvo XC60 e ri tani mund ta blini me paketën për modifikim të cilën e ka përgatitur kompania Heico Sportiv.

Heico Sportiv për Volvo XC60 të ri ka zgjedhur rrotat nga alumini me diametër prej 20, 21 ose 22-inç, amortizatorët e modifikuar (vetura tani është më e ulët për 30 mm), sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, transmeton Koha.net. Po ashtu, edhe enterierin e ka të modifikuar (timoni i ridizajnuar, tepihët e rinj, etj.).

Gjithashtu, kjo kompani ka përforcuar edhe gamën e motorëve, kështu për shembull modeli D5 me motor dizel është përforcuar në 258 kuajfuqi (shpejtësinë maksimale tani e arrin deri në 230 kilometra në orë), modeli T6 me motor benzinë tani është me kapacitet prej 340 kuajfuqi, ndërsa modeli hibrid me motor T8 ka marrë shtesë 20 kuajfui, që do të thotë se tani është me kapacitet prej 427 kuajfuqi.

{gallery}