Toyota dhe Mazda bashkojnë forcat për automobilat elektrikë

Toyota dhe Mazda bashkojnë forcat për automobilat elektrikë

29 shtator 2017 16:02

Dy prodhues japonezë në erën e re të automobilave elektrikë planifikojnë të hyjnë me forca të përbashkëta.

Toyota dhe Mazda do të ndihmohen edhe nga partneri i tretë, prodhuesi i komponentëve të automobilave, Denso, njoftoi Mazda. 

Roli i kompanisë Denso në këtë bashkëpunim do të jetë ndarja e njohurive nga fusha e elektronikës.

Si rezultat i bashkëpunimit, tre partnerët planifikojnë zhvillimin dhe krijimin e llojeve të ndryshme të veturave elektrike, përfshirë edhe automobilat për udhëtarë, modelet SUV dhe automjetet e lehta komerciale dhe kamionë.  

Kur bëhet fjalë për investime, ato nuk do të jenë të barabarta, pasi që barrën kryesore të pjesës financiare do ta bartë Toyota me 90 për qind, derisa investimet e Mazda dhe kompanisë Denso do të jenë të barabarta, me nga pesë për qind.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme