Auto

Audi me 12 modele elektrike deri më 2025

Audi do të elektrizojë linjat e veta të automobilave në një kohë shumë të shpejtë.

Pasi konfirmoi tri modele E-Tron deri në vitin 2020, shefi i kompanisë ka thënë se do të jenë 12 modele me bateri elektrike deri më 2025, dhe më shumë se 20 produkte me diçka të elektrifikuar.

Njoftimi u bë para një takimi me 7000 punëtorë në Ingolstadt, raporton Reuters.

“Në të ardhmen, automobilat elektrikë do të dalin nga të gjitha fabrikat tona”, ka thënë Rupert Stadler.