Auto

Porsche krijon modelin më të fuqishëm ndonjëherë wagon hibrid me 680 kuaj fuqi

Porsche më i fuqishëm i prodhuar për rrugë normale është bërë hibrid.

Vetura është e modelit Panamera Turbo S E-Hybrid i cili ka 680 kuaj fuqi, transmeton koha.net.

Porsche 911 GT 2 RS realisht është më i shpejtë se ky model, por që është prodhuar në sasi të limituar e që të gjithë janë shitur dhe nuk është hibrid.

Porsche Panamera Turbo S E-Hybrid mund të porositet tani ndërsa do të fillojë dorëzimin e tyre në pranverën e ardhshme.

Motorin e ka 4.0 litërsh twin-turbocharged V8 së bashku me një motor elektrik në kombinim.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arri për 3.2 sekonda para se ta arrij shpejtësinë maksimale prej 308 kilometra në orë.

Panamera Turbo S E-Hybrid çmimin fillestar e ka 160 mijë euro.

{gallery}