Porsche prezanton super-jahtin e ri 35metërsh

Porsche prezanton super-jahtin e ri 35metërsh

27 shtator 2017 14:55

Porsche këto ditë ka prezantuar jahtin e ri të quajtur GTT 115 Hybrid.

Super-jahti i ri është i gjatë 35 metra dhe kuverta e hapur shtrihet deri në 90 metra katror, transmeton Koha.net. Po ashtu, jahti GTT 115 Hybrid është ndërtuar nga Dynamiq, Monaco, ndërsa eksterierin e ka dizajnuar Studio F.A. Porsche.

Përveç eksterierit luksoz, jahti i ri i Porsches karakterizohet edhe me enterierin luksoz – orenditë shumë të shtrenjta, si dhe disa detaje nga mermeri dhe fibra të karbonit.

Porsche GTT 115 Hybrid ka dy motorë V12 me kapacitet në total prej 1,627 kuajfuqi dhe ka hapësirë për gjashtë persona. Gjashtë vende janë të rezervuara për ekuipazhin.

Jahti i ri i Porsches do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 7 njësish, ndërsa çmimi për një jaht të tillë fillon prej 16 milionë dollarë (rreth 13.6 milionë euro).

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme