Audi RS7 Sportback hibrid me 700 kuajfuqi arrin në 2018-ën

Audi RS7 Sportback hibrid me 700 kuajfuqi arrin në 2018-ën

27 shtator 2017 12:47

Nga Ingolstadt vjen konfirmimi se në fund të vitit 2018 do të arrijë gjenerata e re e Audi RS7 Sporback.

Gjenerata e re e RS7 Sportback do të ofrohet në dy versione.

Së pari do të ofrohet modeli me motor 4.0-litër V8 Twin-Turbo, të cilin e ka Bentley Continental GT aktual dhe Porsche Panamera Turbo i ri, transmeton Koha.net. Deri në 100 kilometra në orë, ky model do të arrijë për më pak se 4 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale do ta arrijë deri në 305 km/h.

Më vonë, do të arrijë edhe Audi RS7 Sportback në version Plug-in hibrid, i ngjashëm sikur Porsche Panamera Turbo S E-Hybrid, për i përforcuar në 700 kuajfuqi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme