Mercedesi e Musku “përplasen” për investimet në veturat elektrike

Mercedesi e Musku “përplasen” për investimet në veturat elektrike

27 shtator 2017 09:00

Mercedes-Benzi ka njoftuar se do të investojë 1 miliard dollarë në fabrikën e vet në Alabama për automobilat elektrikë, në 20-vjetorin e fabrikës.

Investimi pritet të ndihmojë operimet e kompanisë për automobilat elektrikë në SHBA, por ky njoftim duket se nuk i ka pëlqyer aq shumë Elon Musk, themeluesit të kompanisë Tesla, lidere në tregun e veturave elektrike.

“Nuk është investim i madh për një gjigant si Daimler/Mercedes”, ka thënë ai duke shtuar se do të dëshironte që të kishte më shumë investime.

Megjithatë, e menjëhershme ka qenë përgjigja e Mercedesit që ka thënë se investimi 1 miliard dollarë vlen vetëm për Alabaman, pasi që do të investohen rreth 10 miliardë dollarë në gjithë tregun e automobilave elektrikë. “Mirë” është përgjigjur më pas Musk.

Gjiganti gjerman ka bërë të ditur se prodhimi i një modeli tërësisht elektrik SUV do të nisë më 2019 në Bremen të Gjermanisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme