Audi RS 4 e RS 5 të edicionit karbon me çmim fillestar 80 mijë euro

Audi RS 4 e RS 5 të edicionit karbon me çmim fillestar 80 mijë euro

26 shtator 2017 20:38

Audi ka lansuar dy versione të edicionit karbon, RS4 Avant dhe RS 5 Coupe të cilët çmimin fillestar e kanë, njëri 80 mijë euro e tjetri 85 mijë euro.

Që të dy do të kenë eksterierin me detaje të bëra nga karboni, dritat RS matrix LED, sistemin e shkarkimit të gazrave RS sport, ndërsa ai RS 5 me tavan nga karboni, transmeton koha.net.

Që të dy do të kenë motorin 2.9 litërsh V6 i cili prodhon 447 kuaj fuqi duke bërë që RS 5 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda ndërsa ai RS 4 për 4.1 sekonda, para se ta arrijnë shpejtësinë maksimale që të dy prej 280 kilometra në orë.

Nga brenda të dy veturat do të kenë lëkur nappa dhe ulëset super sport RS e logon Quattro nga titani.

Veturat e edicionit karbon janë shumë më të lehtë, RS 4 ka 60 kilogram më pak se versioni standard ndërsa ai RS 5 80 kilogram.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme