BMW 530e iPerformance mbushet pa kabllo

BMW 530e iPerformance mbushet pa kabllo

25 shtator 2017 17:26

Aftësia e mbushjes së BMW 530e iPerformance me rrymë, por pa kabllo po afrohet drejt debutimit dhe me këtë rast kompania gjermane po i mëson përdoruesit se si funksionon kjo veçori.

Ngasësi i modelit 530e do të jetë në gjendje të mbushë automobilin e tij pa kabllo vetëm duke e parkuar saktë në një hapësirë të caktuar veturën. Nga një “pllakë” e vendosur në tokë, vetura do të nisë të mbushet me rrymë automatikisht.

Bateria 9.4kWh mund të mbushet plotësisht për vetëm 3.5 orë.

Akoma nuk dihet çmimi për versionin e mbushjes pa kabllo.

Ky model pritet të vijë vitin e ardhshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme