Çfarë po përgatit Mercedesi për 2018-ën

Çfarë po përgatit Mercedesi për 2018-ën

24 shtator 2017 10:37

Prodhuesi gjerman i veturave premium ka zbuluar planet për modelet e reja dhe të ristilizuara për vitin e ardhshëm.

Ndër modelet e para të cilët do të shfaqen në treg në 2018-ën, janë modeli i ridizajnuar S-Class Coupe dhe kabrio, transmeton Koha.net. Këto dy modele premierën botërore e kanë mbajtur në panairin e fundit të veturave në Frankfurt.

Më vonë gjatë vitit të ardhshëm, Mercedes do të lansojë edhe modelin e ristilizuar CLS, me motorë të rinj të huazuar nga E-Class. Pas kësaj, do të prezantohet edhe versioni prodhues i Sedanit A-Class dhe modeli i ridizajnuar për të gjitha terrenet, G-Class.

Pastaj, do të vijë edhe C-Class Facelift, i cili do të sjellë freski në pamjen e jashtme dhe të brendshme të veturës si dhe mund të priten risitë edhe në motor.

Image

Diku ka mesi i 2018-ës, Mercedes planifikon të prezantojë edhe Sprinterin e ri ndërsa për pjesën e dytë të vitit të ardhshëm, kjo kompani parashikon dy versione të reja të SUV-it GLC. Njëra do të jetë në version me hidrogjen, e cila premierën e ka mbajtur së fundmi në Frankfurt), ndërsa versioni tjetër do të jetë GLC me boshtin e rrotave të zgjeruar.

Para përfundimit të vitit 2018, pritet të vijë edhe modeli AMG Coupe me katër dyer dhe A-Class Sedan me boshtin e rrotave të zgjeruar, me gjasë të dedikuar për blerësit në Kinës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme