Edicioni i ri i Bentaygas, kombinim mes luksit dhe modernes

Edicioni i ri i Bentaygas, kombinim mes luksit dhe modernes

23 shtator 2017 17:23

Më e njohura për modifikimin e modeleve Land Rover / Range Rover, kompania britanike Kahn Design tani tërheq vëmendjen edhe me versionin e modifikuar të veturës luksoze Bentley Bentayga.

Projekti më i ri i kësaj kompania britanike quhet Bentley Bentayga Le Mans Edition by Kahn Design, transmeton Koha.net. Ky edicion i ri i Bentley Bentaygas kombinon krenarinë e brendit Bentley dhe qasjen moderne për të krijuar një veturë luksoze dhe ekskluzive.

Gjithashtu, Kahn Design thotë se me shumë kënaqësi ka dizajnuar në version sportiv modelin më të dëshiruar [Bentley Bentayga], dhe dizajneri Afzal Kahn ofron një pamje të re radikale e cila devijon nga stili tradicional i Bentleyt.

Bentley Bentayga Le Mans Edition me ngjyrë Volcanic Rock Satin e ka spoilerin e ri nga fibra të karbonit, spoilerin e pasmë, maskën e përparme si dhe kornizat e xhamave, ndërsa disa elemente të tjera janë me ngjyrë Shadow Satin. Po ashtu, edicioni i ri i Bentley Bentayga vjen me sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, set të rrotave dy-ngjyrësh Le Mans (kombinim mes Diamond Mirror / Gloss Black) e 23-inç nga alumini, amortizatorët me ajër, enterier Kahn 3D Herringbone prej lëkure me ngjyrë të zezë, timonin Kahn prej lëkure, etj.

Në ofertë në dispozicion si zgjedhje është edhe enterieri prej lëkure Nappa dhe Alcantara, ndërsa çmimi i Bentley Bentayga Le Mans Edition by Kahn Design është 169,999 funte (rreth 190 mijë euro).

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme