Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Zbulohet Volvo XC60 SUV i ri në Gjenevë

SUV i Volvos i madhësisë së mesme XC60 është zbuluar në panairin e veturave në Gjenevë, i cili është konkurrent i Audi Q5, transmeton koha.net.

Volvo ka zbuluar gjeneratën e ardhshme XC60, i cili është SUV me pesë ulëse, ndërsa ka platformën e njëjtë me SUV më të madh XC90 të kësaj kompanie, e po ashtu edhe dizajnin shumë të ngjashëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të gjitha modelet e CX60 do të jenë me të gjitha rrotat aktive, ndërsa motorët me naftë do të jenë D4 i cili prodhon 187 kuaj fuqi dhe D5 që prodhon 232 kuaj fuqi, ndërsa me benzinë do të ofrohet ai T5 që prodhon 251 kuaj fuqi.

Prodhimi i CX60 SUV të ri do të filloj në Suedi gjatë prillit, ndërsa prite të kushtoj rreth 40 mijë euro.

{gallery}