Auto

BMW X2 SUV i ri zbulohet në javën e modës në Milano

Descriptive Text

BMW X2 i ri është shfaqur në javën e modës në Milano, por ishte shumë mirë i kamufluar.

X2 SUV është paraparë që të lansohet në vitin 2018, ndërsa do të jetë model mes X1 e X3 në rangun e BMW.

Modeli bazik i X2 do të ketë motorët me benzinë e naftë të njëjtë sikurse X1, që do të thotë që të gjithë do të jenë turbocharged e me katër cilindra, transmeton koha.net.

Shumica e versioneve të X2 do të kenë të gjitha rrotat aktive, por mund të jetë edhe një opsion me rrotat e para aktive.

Produkti final i X2 SUV pritet të publikohet në fund të vitit 2017 ndërsa dalja e tij në treg në vitin 2018.

Çmimi i tij fillestar pritet të jetë rreth 33 mijë euro.

{gallery}