Kthehet Mitsubishi Evo

Kthehet Mitsubishi Evo

22 shtator 2017 12:55

Ka kaluar një vit qëkur Mitsubishi ka përmbyllur prodhimin e gjeneratës së dhjetë dhe të fundit të Lancer Evolution, por sipas së gjithash shenja Evo edhe më tej është e pranishme.

Në fakt, prodhuesi japonez ka paralajmëruar se kah fundi i tetorit në sallonin e automobilave në Tokio, do të prezantojë konceptin elektrik e-Evolution, transmeton kp.  Bëhet fjalë për modelin aerodinamik SUV-Coupe me motor elektrik dhe i cili ka teknologji të avancuar të inteligjencës artificiale.

Më shumë të dhëna dhe fotografi pritet të bëhen të ditura muajve të ardhshëm.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme