Bie vlera e veturave klasike

Bie vlera e veturave klasike

21 shtator 2017 10:11

Vlera e veturave klasike ka rënë gjatë dy vjetëve të fundit, por ato vazhdojnë të kryesojnë në listën e gjërave më me vlerë, për të cilat të pasurit shpenzojnë shuma të mëdha parash.

Banka “Coutts” ka publikuar indeksin vjetor të “Gjërave që dëshirohen”, me të cilin shfaqen gjërat më me vlerë nëpër botë. Në pjesën e “koleksioneve” veturat klasike vazhdimisht kanë shënuar rritje mes viteve 2005 dhe 2014, sidomos mes viteve 2013 dhe 2014.

Por gjatë dy vjetëve të fundit vlera e veturave klasike ka rënë për 10.4 për qind. Veturat klasike vlerësohen për komoditetin, por objektet tjera siç janë instrumentet muzikore janë rritur për 16.4 për qind në vitin 2016.

Gjatë vitit të kaluar Ferrari 250 GT SWB California Spider i vitit 1961 është shitur për 18.2 milionë dollarë dhe rekordet janë thyer edhe sivjet, transmeton Koha.net.

Aston Martin DBR1 e prodhuar për herë të parë në vitin 1956, është bërë vetura më e shtrenjtë britanike e shitur në një ankand. Ajo është shitur për 22.6 milionë dollarë në California.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme