Porsche lanson super jahtin hibrid 14 milionë eurosh

Porsche lanson super jahtin hibrid 14 milionë eurosh

20 shtator 2017 17:50

Porsche është duke provuar veten në dizajnim të jahteve.

Studio F.A. Porsche, që është shtëpia dizajnuese e prodhuesit të veturave, ka dizajnuar një super jaht hibrid, i cili do të debutojë në panairin e jahteve në Monako më 27 shtator. Ky jaht është ndërtuar nga kompania e prodhimit të jahteve luksoze, Dynamiq, transmeton koha.net.

Ky super jaht quhet GTT 115, ndërsa konsiderohet si Gran Turismo për det.

Jahti është i gjatë 35 metra, i ngjyrosur me ngjyrë hiri metalike ndërsa është hibrid e mund të përshkojë 5.5 mijë kilometra detare me shpejtësi 21 nyje.

Super jahti kushton 13.9 milionë euro, dhe janë prodhuar vetëm 7 njësi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme