Auto

Mercedes GLB arrin 2019-ën

Modeli i ri i Mercedesit, GLB, pritet të fillojë të shitet në vitin 2019 ndërsa promovimi i tij pritet të mbahet vitin e ardhshëm.

Mercedes GLB do të vijë me enterier më të zgjeruar, me tre rreshta të ulëseve, bagazh më të madh e praktik, si dhe me disa karakteristika Off-Road të avancuara, transmeton Koha.net. Duhet theksuar se GLB për pamjen është frymëzuar nga koncepti Ener-G Force, të cilin Mercedesi e ka prezantuar në panairin e veturave në Los Anxhelos në vitin 2012.

GLB do të jetë i gjatë rreth 4.5 metra dhe do të ofrojë më shumë hapësirë për bagazh në klasën e vetë. Po ashtu, GLB (me emrin kodues X 247) do të ofrojë gamën e Turbo motorëve (benzinë dhe dizelë), si dhe versionin sportiv AMG, Plug-in hibrid (me motor 2.0-litër me katër cilindra), por edhe versionin tërësisht elektrik (motorin me kapacitet prej 150 kW/ 200 kuajfuqi, baterinë prej 60 kWh, si dhe autonominë rreth 400 kilometra).

Image

Blerësve, sipas njoftimeve të mëparshme, do t’iu ofrohet edhe marshi automatik i dyfishtë me nëntë shpejtësi.

Motorët benzinë, në versione standarde, do të jenë me kapacitet prej 190 deri në 252 kuajfuqi, ndërsa motori më i fuqishëm dizel do të ketë 224 kuajfuqi. Po ashtu, në dispozicion do të jetë edhe versioni GLB 43 AMG me rreth 300 kuajfuqi.

Versioni sportiv Mercedes-GLB AMG pritet të arrijë rreth një viti pas versionit standard, dhe do të jetë në dispozicion me kapacitet prej 450 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.