Canolli kampion në automobilizëm

Canolli kampion në automobilizëm

17 shtator 2017 19:14

Bardhyl Canolli është fitues i garës së fundit në diciplinën malore për këtë vit, e cila u zhvillua në Grashticë të Prishtinës.

Me këtë fitore, ai e ka siguruar edhe titullin e kampionit në plasmanin e përgjithshëm për këtë vit. Canolli me Radicallin e tij, në të dyja vozitjet ka qenë më i shpejti, ndërsa deri të fitorja arriti me kohën e përgjithshme 03:15.388 minuta. Suksesi i tij është edhe më i veçantë duke marrë parasysh që sivjet u kthye në garë pas një aksidenti tepër të rëndë që e pati pësuar në vitin e kaluar në Krujë.

“Jam kthyer pas atij aksidenti të rëndë që e pata në vitin e kaluar dhe kjo është më e rëndësishmja për mua. Natyrisht që jam i kënaqur edhe me suksesin e arritur, pasi nuk ka qenë aspak i lehtë. Sivjet konkurrenca ka qenë mjaft e fortë, por falë Zotit që asnjë garues nuk pati probleme serioze. I përgëzoj edhe garuesit tjerë për rezultatet e arritura, sepse të gjithë ne kemi sakrifikuar shumë, por pasioni për automobilizëm po rritet gjithnjë e më tepër, prandaj shpresoj që kampionati i ardhshëm të jetë edhe më interesant”, ka thënë Canolli pas fitores.

Pozita e dytë i takoi Liridon Kalenderit, i cili me Audi S4 pati kohën prej 03:18.083 minuta, ndërsa podiumi u plotësua me Blerand Hasanajn, i cili me Opel Kadet GSI pati kohë prej 03:20.275 minuta. Hasanaj u rendit në pozitën e dytë në klasën e nëntë, që ishte e mjaftueshme për ta fituar titullin e kampionit në këtë klasë, në të cilën konkurrenca ishte shumë e madhe.

Gara e Grashticës u karakterizua me rivalitet të madh edhe në klasat tjera, sikur edhe me pjesëmarrjen e Zana Dakës, e cila vazhdon të jetë e vetmja femër pjesëmarrëse në kampionatin tonë.

Rezultatet:

Klasa 1(deri 1150 ccm -A)

1.Ismail Smani (Yugo - Prizreni D&G) 04:07.366

2.Emin Sabir (Yugo -Prizreni D&G) +06.217

3.Hysen Iseni (Yugo - Ferizaj) +55.290

Klasa 2 (mbi 1150 - 1400 ccm - N)

1.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) 03:57.224

2.Leutrim Bytyqi (Peugeot - Ferizaj) +06.152

3.Shpëtim Jashari (Peugeot - Ferizaj) +13.793

Klasa 3 (mbi 1150 -1400 ccm - E1)

1.Valon Rexhepi (Lupo - Eurogoma RT) 03:46.890

2.Gazmend Demolli (Opel - RC Prishtina) +09.930

3.Valdet Kaçandolli (Suzuki - Kaçandolli PRT) +16.020

Klasa 4 (mbi 1400 - 1600 ccm - S)

1.Përparim Dushi (Honda - Kaçandolli PRT) 03:43.394

2.Premtor Taraku (Honda - Eurogoma RT) +01.019

3.Armend Selimaj (Yugo - Kaçandolli PRT) +09.220

Klasa 5 (mbi 1400 - 2000 ccm - N)

1.Faton Rama (Renault - Eurogoma RT) 03:43.311

2.Ersen Kurti (Honda - Gjakova 137) +15.599

3.Kushtrim Mehmeti (Citroen - Ferizaj) +22.269

Klasa 6 (mbi 1600 - 2000 ccm - E1, A, SP)

1.Besfort Hana (Opel - HCR Gjakova) 03:46.922

2.Arbër Rexhepi (Golf - Ferizaj) +04.640

3.Gazmend Kadriu (Peugeot - Ferizaj) +11.404

Klasa 7 (mbi 2000 ccm - N)

1.Naim Dashaj (Subaru - Eurogoma RT) 03:27.237

2.Bashkim Memaj (Subaru - Prizreni D&G) +18.775

Klasa 8 (mbi 2000 - 3000 ccm - E1)

1.Ernest Daka (BMW - DTM) 03:32.786

2.Leonit Thaqi (Opel - HCR Gjakova) +04.427

3.Valon Jaha (BMW - HCR Gjakova)+16.535

Klasa 9 (mbi 3000 ccm - E1)

1.Liridon Kalenderi (Audi - Prizreni D&G) 03:18.083

2.Blerand Hasanaj (Opel - DTM) +02.192

3.Behar Emrullahu (Golf - Gjilani) +26.349

Klasa 10 (E2)

1.Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) 03:15.388

Promo

1.Zoran Delev (Peugeot - Maqedoni) 04:06.082

2.Bojan Todoroski (Opel - Maqedoni) +07.428

Renditja e përgjithshme

1.Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) 03:15.388

2. Liridon Kalenderi (Audi - Prizreni D&G) +02.695

3. Blerand Hasanaj (Opel - DTM) +04.887

Renditja ekipore

1.Eurogoma RT 60 pikë

2.Prizreni D&G 60

3.HCR Gjakova 47

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme