DS me SUV elektrik më 2019

DS me SUV elektrik më 2019

17 shtator 2017 18:28

DS është duke e zhvilluar një model krejtësisht elektrik SUV, që pritet të vijë vitin e ardhshëm dhe të dalë në treg më 2019.

SUV-i i parë i kompanisë është modeli DS 7 Crossback, i cili pritet të ketë një model hibrid menjëherë pas lansimit (në pranverën e vitit 2019).

DS7 Crossback PHEV do të ketë bateri 13kWh që mundëson ngasje elektrike deri në 60 km.

Grupi PSA, pronari i DS-së, është zotuar se do të sjellë modele tërësisht elektrike për të gjitha modelet e kompanisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme