Modelet elektrike që sfidojnë Teslan

Modelet elektrike që sfidojnë Teslan

17 shtator 2017 11:49

Kompania e njohur Tesla vazhdimisht ka qenë përpara sa i përket veturave elektrike, por prodhuesit e mëdhenj të veturave kohëve të fundit kanë filluar të paraqesin konkurrencë.

Audi, Volkswagen, BMW dhe Mercedes janë disa nga kompanitë të cilat planifikojnë të zbulojnë së paku nga një veturë elektrike deri në vitin 2020, raporton Business Insider, transmeton Koha.net. Patëm mundësinë që të shohim nga një paraqitje të shkurtër të modeleve elektrike të këtyre kompanive prestigjioze në panairin e veturave në Frankfurt.

Në vijim po ju paraqesim modelet elektrike të cilat do ta sfidojnë Teslan në pesë vitet e ardhshme:

BMW i3 vjen me facelift të ri për 2018-ën. Ky prodhues prestigjioz gjerman do të lanosjë edicionin sportiv të quajtur i3s, i cili do të vijë me kapacitet të motorit elektrik prej 184 kuajfuqi.

Image

BMW, po ashtu ka debutuar edhe konceptin e ri Mini i cili do të shërbejë si bazë për modelin serik të vitit 2019. Ende nuk janë zbuluar detajet, por koncepti tregon se Mini i ardhshëm mund të mos ketë për herë të parë veçoritë nga kromi.

Image

Gjithashtu, BMW ka zbuluar edhe konceptin i Vision Dynamics. Versioni serik Coupe parashikohet të arrijë në pesë vitet e ardhshme si pjesë e planit të BMW-së për lansimin e 12 veturave elektrike deri në vitin 2025.

Image

Nuk është puro elektrik, por Mercedesi debutoi veturën e saj me hidrogjen, GLC F-Cell, e cila do të fillojë të shitet në SHBA në vitin 2019, përcjell Koha.net.

Image

Mercedes, po ashtu, ka prezantuar edhe konceptin EQA i cili mund të kalojë deri në 400 kilometra me vetëm një karikim të baterisë. SUV-i kompakt paraqet çfarë ka në mendje Mercedesi kur do të elektrizojë komplet serinë e saj deri në vitin 2022.

Image

Audi ka zbuluar konceptin e ri elektrik, Aicon, për të cilin thotë se mund të kalojë deri në 640 kilometra me vetëm një karikim të baterisë. Po ashtu, koncepti Aicon ofron mbështetje për karikim pa tela (Wireless) dhe bateria mund të karikohet deri në 80 për qind për vetëm 30 minuta, thotë Audi.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme