Samsung hyn fuqishëm në industrinë e baterive për vetura elektrike

Samsung hyn fuqishëm në industrinë e baterive për vetura elektrike

17 shtator 2017 10:20

Industria e baterive po rritet gjithnjë e më shumë.

Kompania Samsung SDI është njëri nga ekspozuesit më të shpeshtë nëpër panairet e veturave dhe në panairin e sivjetmë në Franfurt ka prezantuar një seri të re të baterive të teknologjisë së fundit për veturat elektrike.

Ky është rezultati i shumë viteve të hulumtimit, si dhe investimeve në tri fabrikat e reja për prodhimin e baterive, e para prej të cilave funksionon plotësisht, transmeton Koha.net.

Paketa e prezantuar përbëhet nga 20 module, të cilat mund të kenë energji të mjaftueshme t’ia mundësojnë një veture të klasës së lartë të ketë autonomi (mund të kalojë) deri në 700 kilometra.

Për veturat elektrike më të vegjël, Samsung ofron paketën prej 10 moduleve, kapaciteti i të cilave zvogëlohet proporcionalisht.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme