Industria përballet me automobilat elektrikë

Industria përballet me automobilat elektrikë

17 shtator 2017 09:19

Shefat e automobilizmit në Evropë kanë nisur të adresojnë realitetin e elektrifikimit të automobilave dhe pasojave të këtij transicioni për humbjet e vendeve të punës dhe përfitimet financiare. Tani sytë e tyre janë të kthyer nga politika që ka nisur me miratimin e ligjeve kundër motorëve me djegie.

Së fundmi, të hënën e kaluar Kina zyrtarisht kërkoi shtytje për modelet me zero emetim të dyoksidit të karbonit. Më pas Daimler, Volkswagen dhe Grupi PSA paraqitën detajet për programet e tyre elektrike, duke kërkuar “pauzë” në kërkesat politike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Modelet elektrike të planifikuara të Mercedesit fillimisht do të jenë fitimprurëse vetëm sa gjysma e alternativave tradicionale, ka paralajmëruar Daimler. Ky grup tani po kursen duke gjetur komponente të reja, gjë që mund të rrezikojë vendet e punës në Gjermani.

“Prodhimi brenda shtëpisë është pothuajse jorelevant për klientët”, ka thënë shefi i Daimler, Dieter Zetsche, për gazetarët në fillim të Frankfurt Auto Show. Teksa zgjedhjet politike në Gjermani do të mbahen shumë shpejt, vendet e punës në automobilizëm është ndër temat më të diskutueshme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme