Debuton Polo GTI i ri, rival i Ford Fiesta ST dhe Peugeot 208 GTi

Debuton Polo GTI i ri, rival i Ford Fiesta ST dhe Peugeot 208 GTi

16 shtator 2017 17:30

Volkswagen Polo GTI i ri ka debutuar në panairin e veturave në Frankfurt.

Polo GTI i ri, sipas inxhinierëve gjermanë, është tërësisht i gatshëm të rivalizojë Ford Fiesta ST të re dhe Peugeot 208 GTi.

Për dallim nga paraardhësi, Volkswagen Polo GTI i ri nuk ka motor 1.8-litër TSI, transmeton Koha.net. Nën kofanon e tij gjendet motori 2.0-litër TSI me kapacitet prej 200 kuajfuqi.

Gjithashtu, Polo GTI i ri është më i ulët për 15 mm në krahasim me modelet më të dobëta.

Në fillim, Polo GTI i ri do të jetë në dispozicion me marshin automatik me gjashtë shpejtësi, ku shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6,7 sekonda dhe atë maksimale deri në 237 km/h, ndërsa ka mesi i vitit të ardhshëm në ofertë do të jetë edhe marshi manual me gjashtë shpejtësi.

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme