Kompania gjermane modifikon Bentley Bentayg

Kompania gjermane modifikon Bentley Bentayg

16 shtator 2017 14:43

Kompania gjermane e modifikimit të veturave, Startech ka përditësuar Bentley Bentayg, duke e kthyer atë në një SUV super sportiv, të cilin e ka shfaqur në panairin e veturave.

Përveç pamjes e ka modifikuar edhe motorin W12 6 litërsh, duke e bërë atë që të prodhojë 710 kuaj fuqi nga 608 kuaj fuqi sa kishte.

Startech ka edhe pamjen me mbrojtës sportivë nga para dhe mbrapa e po ashtu edhe nga anash, sistemin e shkarkimit të gazrave, rrotat Monstar S 23-inch, si dhe interierin, transmeton koha.net.

Kjo veturë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda para se ta arrijë shpejtësinë maksimale të limituar prej 310 kilometra në orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme