Gara në Grashticë përcakton kampionët e automobilizmit

Gara në Grashticë përcakton kampionët e automobilizmit

15 shtator 2017 15:59

Me garën që do të zhvillohet në këtë fundjavë, në Grashticë përfundon Kampionati i sivjetmë i Kosovës për disiplinën malore.

Kjo është gara e gjashtë me radhë në këtë diciplinë, por edhe më e rëndësishmja, pasi në disa klasa do t'i përcaktojë kampionët për këtë vit.

Duke marrë parasysh rëndësinë e pikëve dhe faktin që është gara e fundit, është e sigurt që automobilistët do ta japin maksimumin. Për të njëjtat arsye pritet që edhe interesimi i dashamirëve të automobilizmit të jetë i madh.

Kampionati i Kosovës edhe sivjet ka pasur rrjedhë shumë të mirë dhe pa asnjë aksident serioz, prandaj në Federatën e Auto Sportit të Kosovës shpresojnë që edhe përfundimi të jetë i tillë.

FASK-u i ka bërë të gjitha përgatitjet që gara të ketë ecuri sa më të mirë, ndërsa kërkon mirëkuptim nga kalimtarët e rastit, pasi gjatë dy ditëve të fundjavës në periudhën kohore 10:00 - 16:00, aksi rrugor Grashticë - Stallovë do të jetë e mbyllur. Natyrisht që në pauzat ndërmjet vozitjeve rruga do të jetë e lirë, në mënyrë që pritjet e qytetarëve të jenë sa më të shkurtra.

Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve po ashtu do të jenë aty për të asistuar për çdo eventualitet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme