Auto

Elton Musk thotë se Tesla do të zbulojë kamionin elektrik në tetor

Kamioni elektrik i Teslas do të prezantohet me 26 tetor në Hawthorne të Kalifornisë, thonë shefi i saj, Elon Musk.

“Ja vlen ta shihni këtë bishë personalisht, është i pabesueshëm”, ka thënë Musk.

Tesla ka postuar një fotografi të tij në rrjetet sociale, por që mund të zbulohet shumë pak nga ajo, transmeton koha.net.

Thuhet se me një mbushje të vetme të baterive do të mund të përshkojë 320 deri 480 kilometra rrugë, siç raporton reuters, e që do të thotë se Tesla është duke synuar në mënyrë të veçantë tregun e kamionëve rajonalë.

Tradicionalisht kamionët e mëdhenj me naftë mund të përshkojnë deri në 1600 kilometra rrugë me një rezervar.