BMW debuton rivalin e Teslas

BMW debuton rivalin e Teslas

13 shtator 2017 13:43

Kompania e njohur gjermane BMW, për panairin e sivjetshëm të Frankfurtit është përgatitur seriozisht, gjë që konfirmon se në këtë panair kjo kompani ka prezantuar edhe një koncept të ri.

Kreu i BMW-së, Harald Kruger, javën e kaluar ka konfirmuar se ky prodhues bavarez në Frankfurt do të prezantojë edhe konceptin e ri elektrik me katër dyer, gjë që ka tashmë është bërë prezantimi.

Lexoni edhe: 

Para modelit Series 8, BMW-ja prezanton versionin për gara

Megjithatë, koncepti i ri nuk është BMW i5 siç është raportuar nëpër mediat por fjala është për konceptin e quajtur BMW i Vision Dynamics, transmeton Koha.net. Ky koncept do të prodhohet në model serik dhe dizajni i tij kujton konceptim e mëparshëm BMW Vision Next 100.

BMW i Vision Dynamics, rival i modeleve të Teslas, është i gjatë 4.8 metra, i gjerë 1.9 metra dhe i lartë 1.4 metra, ndërsa boshti i rrotave të tij është i gjatë 2.9 metra.

Lexoni edhe: 

Debuton BMW M5 i ri me 600 kuajfuqi

Natyrisht, ky koncept është tërësisht elektrik dhe me vetëm një karikim të baterisë mund të kaloj deri në 600 kilometra.

Gjithashtu, BMW njofton se koncepti i Vision Dynamics shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 200 km/h.

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme