Auto

Debuton koncepti i ri i Renaultit, vizioni për të ardhmen

Së bashku me Megane RS të re, kompania e njohur franceze Renault në panairin e veturave që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, ka prezantuar edhe konceptin e saj të ri.

Koncepti i ri quhet Renault Symbioz, vizioni i veturave të së ardhmes, vjen me rrota të mëdha si dhe është shumë i ulët, transmeton Koha.net. Koncepti i ri, po ashtu, paralajmëron teknologjinë e Renaultit e cila ka të bëjë me vozitjet autonome, sistemin elektrik të tërheqjes dhe teknologjinë e lidhjes.

Renault Symbioz Concept është i dizajnuar në atë mënyrë që të shpreh vizionin e kësaj marke franceze për vitet e ardhshme.

Emri i konceptit të ri thuhet se rrjedhe nga fjala “sumbiosis”, një fjalë e lashtë greke që nënkupton “të jetuarit së bashku”.

Gjithashtu, raportohet se Renault Symbioz do të “funksionojë në mënyrë harmonike dhe në ndërveprim me infrastrukturën e saj rrugore dhe mënyrën digjitale të jetës së pasagjerëve të saj”.

Koncepti i ri Symbioz ka elektromotorët me kapacitet në total prej 500 kW/ 680 kuajfuqi, ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 6 sekonda. Po ashtu, fabrika njofton se koncepti Symbioz me vetëm një karikim të baterisë me kapacitet prej 72 kW, mund të kalojë 500 kilometra, si dhe 80 për qind i kapacitetit të baterisë mund të karikohet për vetëm 20 minuta.

{gallery}