Mercedes prezanton veturën elektrike të së ardhmes

Mercedes prezanton veturën elektrike të së ardhmes

13 shtator 2017 10:40

Tash e një kohë dihet se Mercedesi është duke përgatitur modelin e ri kompakt elektronik, emri i të cilit do të jetë EQA.

Mercedes EQA në formë koncepti është prezantuar në panairin e veturave që po mbahet në Frankfurt, ndërsa modeli serik pritet të jetë në dispozicion pas disa viteve dhe do të ketë platformën e re MEA për veturat elektrike.

Koncepti EQA në Frankfurt, në fakt, është prezantuar në version Coupe dhe ka dy motorë elektrikë fuqia totale e të cilëve është 200 kW/ 272 kuajfuqi dhe vjen sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, transmeton Koha.net. Po ashtu, fabrika njofton se koncepti EQA me vetëm një karikim të baterisë me kapacitet prej 60 kWh, mund të kalojë rreth 400 kilometra.

Mercedes do të investojë mbi 10 miliardë euro për zhvillimin e 10 modeleve elektrike të cilat do ti shesë me emrin e nën-brendit EQ. Këto modele, pritet të shfaqen në treg në vitin 2022.

Modeli i parë do të jetë EQC, prodhimi i së cilës në Bremen pritet të fillojë në vitin 2019 dhe do të bazohet në konceptin EQ të prezantuar vitin e kaluar në panairin e veturave në Paris.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme