Edhe pse ende nuk është prezantuar gjenerata e re e BMW Series 8, as modeli sportiv M8, BMW tashmë ka përgatitur versionin për gara.
BMW Motorsport në panairin e veturave që mbahet këto ditë në Frankfurt, ka prezantuar versioni për gara M8 GTE, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoM8 GTE karakterizohet me paketën për aerodinamikën, amortizatorët e veçantë, frenat e forta, sistemin e shkarkimit të gazrave, si dhe me enterier të veçantë. Po ashtu, M8 GTE është më i lehtë e më i fuqishëm për dallim nga modeli për gara BMW M6 GTLM.
Gjithashtu, M8 GTE vjen me motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet deri në 500 kuajfuqi, në kombinim me marshin me gjashtë shpejtësi.
BMW M8 GTE në pistat e garave do të shfaqet në fillim të sezonit të ardhshëm, në janar të vitit 2018 në 24 Hours of Daytone, por më e rëndësishme është se ky model do të marrë pjesë edhe në garën 24 Hours of LeMans.
{gallery}