Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswagen prezanton konceptin I.D. Crozz

Volkswagen prezantoi konceptin tërësisht elektrik I.D. Crozz, të cilin kjo kompani prestigjioze gjermane e ka njoftuar prej kohësh.

Bëhet fjalë për një veturë ku ndërthuret mjeshtërisht teknologjia me tradicionalen, transmeton tch. Gjithçka ofrohet në dy forma, që nga hapja e derës, që bëhet si me çelës, ashtu edhe me prekje përmes gjurmës së gishtërinjve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu edhe ndezja e veturës mund të bëhet përmes prekjes së timonit, ose me metodën tradicionale përmes çelësit.

I.D. Crozz është i pajisur me inteligjencë artificiale, që ndihmon në drejtimin e veturës, si dhe është në gjendje që përmes “realitetit të shtuar” të bëjë matjen e terrenit e të përcaktojë pjerrësinë, këndin e kthesave apo lagështinë në rrugë.

Koncepti i ri u prezantua në “Showroom”-in e Shangait dhe Volkswagen ka si objektiv që mjetet të tilla t’i ofrojë me një çmim konkurrues dhe masivizues në vitin 2020.

{gallery}