Debuton BMW M5 i ri me 600 kuajfuqi

Debuton BMW M5 i ri me 600 kuajfuqi

12 shtator 2017 15:02

Modeli i ri M5 me motor 4.4 litra M TwinPower Turbo V8 me kapacitet prej 600 kuajfuqi, është prezantuar në panairin e veturave në Frankfurt.

Motori është në kombinim me marshin automatik prej tetë shpejtësive dhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.

BMW M5 i ri shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3,4 sekonda, deri në 200 km/h e arrin për 11.1 sekonda.

Po ashtu, modeli ka shpejtësi maksimale prej 250 km/h, por limiti mund të rritet në 305 km/h nëse blerësi porosit pakon opsionale M Driver, transmeton KosovaPress.

Gjithashtu, M5 i ri është më i lehtë duke iu falënderuar karrocerisë nga alumini dhe fibrave të karbonit dhe pesha e tij e përgjithshme është 1.855 kilogramë, që është dukshëm më e ulët në krahasim me BMW M5 aktual.

BMW M5 i ri në Gjermani do të mund të porositet pas këtij muaji, me çmim fillestar prej 117.900 eurove, ndërsa dërgesat e para do të fillojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme