Automan në hapje të panairit Frankfurt IAA

Automan në hapje të panairit Frankfurt IAA

12 shtator 2017 13:26

Me vëmendje të madhe është përcjellë panairi i automobilizmit, ndër më të mëdhenjtë në botë, i cili u hap sot në Frankfurt të Gjermanisë.

Qindra modele, mijëra gazetarë dhe shumë inovacione kanë karakterizuar këtë organizim i cili mbledh prodhuesit e gjithë botës në një vend.

Si çdo vit, Automani i KTV-së përcjell këtë spektakël veturash që çdo vit e më shumë po merr përmasa të jashtëzakonshme.

Dhjetëra premiera kanë ndodhur në ditën e parë, ndërkohë që avancimi ka lënë pa fjalë të pranishmit.

Kompanitë më të mëdha botërore si Renault, Porsche, BMW e të tjerë prezantuan supermodelet e tyre.

Gjiganti francez Renault zbuloi modelin sportiv të shumëpritur Megane RS. Gjenerata e katërt e këtij modeli vjen me performanca fantastike si në motor ashtu edhe jashtë. Motori prej 1.8-litrave benzin prodhon 280 kuajfuqi.

Automani do të sjellë hollësi nga shumica e modeleve që defiluan në hapje të panairit, që do të vazhdojë të jetë i hapur edhe 12 ditë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme