BMW zbulon logon e re për modelet elite

BMW zbulon logon e re për modelet elite

12 shtator 2017 09:13

Për seritë e ardhshme të BMW-së, 8, i8, i8 Roadster, 7, X7 do të jetë një logo e re e kompanisë për të treguar modelet ekskluzive të brendit.

Të gjitha këto modele janë të kategorizuara si modele elite të BMW-së.

Krahas ngjyrave të reja, emri i kompanisë “Bayerische Motoren Werke” do të shkruhet plotësisht për të treguar historinë e brendit dhe estetikën e re.

Logo e re do të ketë kombinimin e ngjyrave bardh dhe zi. Ajo do të ketë premierën më 14 shtator në Frankfurt Motor Show 2017.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme