Si planifikon teknologjia që të eliminojë përfundimisht aksidentet

Si planifikon teknologjia që të eliminojë përfundimisht aksidentet

10 shtator 2017 09:19

Në vitin 2016, më shumë se 1.2 milionë njerëz vdiqën në aksidentet rrugore në botë. Kjo i bie që në botë vdes një person si pasojë e aksidenteve çdo 25 sekonda. Sipas të dhënave nga organizata të shumta, 90 për qind e aksidenteve që përfundojnë me fatalitet janë si pasojë e gabimeve të ngasësve të automobilave.

Mbetet përgjegjësia e shoferëve për aksidentet e shumta. Humbja e koncentrimit, mungesa e aftësive për të dalë nga situata të ndryshme janë vetëm disa prej shkaqeve kryesore të aksidenteve, shkruan sot “Koha Ditore”. Megjithatë, lajmi i mirë është që kompanitë teknologjike dhe inxhinerike janë duke punuar me prodhuesit e automobilave që të reduktojnë numrin e aksidenteve përmes teknologjisë.

Continental dhe Bosch, dy firmat që kanë rrënjë të thella në sistemin e sigurisë së automobilave, kanë miratuar një program të quajtur “Vision Zero” – qëllimi i të cilit është që të mos ketë fare aksidente në të ardhmen... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme