Auto

BMW sjell “diçka të madhe” në shtator

Frankfurt Motor Show është afër dhe BMW ka paralajmëruar diçka të madhe.

Gjiganti gjerman ka thënë se “ka diçka të madhe” për të sjellë më 8 shtator, ndërsa raportohet se kjo do të jetë koncepti BMW X7 Crossover.

Këtë paralajmërim BMW e bëri përmes rrjetit social Twitter.

“Po e ridefinojmë luksozen me diçka të madhe më 8 shtator. Qëndroni të kyçur”, ka shkruar kompania.