Auto

Së shpejti prezantohen dy versione të reja të Volkswagen Amarok

Kompania Volkswagen Commercial Vehicles njofton se panairin e veturave në Frankfurt do ta shfrytëzojë për të prezantuar para publikut të gjerë dy versione të reja të modelit Pick-up – Amarok.

Image

Versioni më i veçantë është koncepti Amarok Aventura Exclusive, falë ngjyrës metalike e verdhë Tumeric, detajeve nga kromi dhe rrotave nga alumini me diametër prej 19-inç, transmeton Koha.net.

Image

Koncepti Amarok Aventura Exclusive karakterizohet me dritat e përparme Bi-Xenon, bagazhin e hapur me hapësirë të madhe, ulëset prej lëkurë ngjyrë të zezë në kontrast me qepjet ngjyrë të verdhë, timonin prej lëkure, sistemin Infotainment me navigacionin GPS, etj.

Image

Nën kofano gjendet motori dizel 3.0-litër TDI V6 me kapacitet prej 190 kW/258 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me tetë shpejtësi si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Në anën tjetër, versioni Amarok Dark Label vjen me eksterier me ngjyrë gri mat Indium dhe pasqyrat dhe kapakun e bagazhit me ngjyrë të zezë mat, si dhe me rrotat 18-inç nga alumini dhe maskën e re të përparme.

Image

Përmenden edhe tepihët e veçantë me logon Dark Label, ndërsa sa i përket gamës së motorëve te Amarok Dark Label, përcjell Koha.net, në dispozicion është motori TDI me 120 kW/163 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi, si dhe motori TDI me 150 kW/204 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi ose automatik me tetë shpejtësi.

Koncepti Amarok Dark Label në tregun Gjerman do të jetë në dispozicion nga kjo vjeshtë dhe çmimi i tij do të jetë 33.714 euro.