Auto

Seat prezanton rivalin e Golf R

Descriptive Text

Seat ka prezantuar modelin Cupra R, i cili disponon me 10 kuaj fuqi më shumë se sa Cupra e rregullt, me çka për nga fuqia e motorit është barazuar me modelin e ridizajnuar Golf R.

Për dallim nga Golf R, modeli i ri Cupra R do të prodhohet në seri të limituar prej vetëm 799 njësish, transmeton kp.

Image

Modeli i ri ka 310 kuaj fuqi dhe është i pajisur ekskluzivisht me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive, derisa fuqia bartet në rrotat e para.

Ata që dëshirojnë versionin me ndërrues DSG të shpejtësisë, duhet të kënaqen me variantin më të dobët me “vetëm” 300 kuaj fuqi. Seat Leon Cupra R për 2018 do të ketë premierën në sallonin e veturave në Frankfurt, kah gjysma e shtatorit, kur edhe do të dihen më shumë detaje teknike.