Auto

Vetura e re e Volkswagen në kombinim të veturës familjare e pamjes agresive sportive

Volkswagen ka zbuluar veturën më të re të saj në panairin e veturave që është duke u mbajtur në Gjenevë, në formë të Arteon.

Kjo veturë me katër dyer është në kombinim praktik si veturë familjare me një pamje agresive të një veture sportive.

“Arteon kombinon elementet e dizajnit të veturës klasike sportive me elegancën dhe hapësirën e një modeli fastback”, ka thënë shefi i dizajnit të Volkswagen, Klaus Bischoff.

Arteon 2018 do të listohet mbi Passat sedan në hierarkinë e kësaj marke, duke zëvendësuar gjeneratën e tanishme të modelit CC.

Në shumicën e tregjeve botërore, Arteon do të jetë model i Volkswagenit kur të dalë në shitje gjatë kësaj vere.

Arteon do të ketë platformën e VW Group, MQB, e cila mbështet një shumëllojshmëri të modeleve të tyre, duke filluar nga Golf, Audi TT dhe Atlas SUV të ri.

Arteon do të ketë gjashtë motorë TDI diesel dhe TSI me benzinë për tu zgjedhur nga blerësit, nga 148 kuaj fuqi e deri te 276 kuaj fuqi.

Volkswagen ende nuk ka treguar zyrtarisht çmimin e Arteon, por pritet që të ketë të ngjashëm me CC, i cili çmimin fillestar e ka 35 mijë euro.

{gallery}