Kështu mund të duket Bentley Continental GT në version kabrio

Kështu mund të duket Bentley Continental GT në version kabrio

03 shtator 2017 15:33

Kompania e njohur britanike e veturave luksoze, Bentley, së pari ka përgatitur versionin Coupe për gjeneratën e re të Continental GT, i cili do të prezantohet këtë muaj në panairin e veturave në Frankfurt, por më vonë kompania planifikon që këtë model ta ofrojë edhe në version kabrio.

Ashtu sikur Continental GT, edhe versioni i ri kabrio i quajtur Continental GTC do të ketë platformën MSB si dhe motorin e avancuar 6.0-litër Twin-Turbo W12 me kapacitet prej 635 kuajfuqi, në kombinim me marshin me dy koplungë e tetë shpejtësi, transmeton Koha.net.

Të kujtojmë, boshti i rrotave të përparme te modeli i ri Continental GT është 1.35 metra, ndërsa boshti i rrotave në tërësi është zgjatur për 1.10 metra.

Sipas informacioneve të tanishme, Bentley në fillim të muajit mars të vitit të ardhshëm do të fillojë dërgesat e modelit të ri Continental GT, dhe pas kësaj ndoshta mund të vijë edhe Continental GTC.

Idenë se si mund të duket Bentley Continental GT në version kabrio, gjegjësisht Continental GTC, e ka shpalosur dizajneri i njohur i pavarur X-Tomi Design.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme